Murrizi: Nuk besoj se do të ketë 3 gjyqtarë që të përdoren si vrasës me pagesë kundër PD-së
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi i ftuar në “Çim Peka Live” në Syri Tv është shprehur optimist për vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me çështjen e statutit të PD.
Ai akuzoi Edi Ramën se po tenton t'u vjedhë idealin 750 mijë qytetarëve shqiptarë, votues të PD.
“Nuk besoj se do të ketë 3 shqiptarë që punojnë gjyqtarë që të përdoren si vrasës me pagesë nga brenda për opozitën shqiptare për interesa apo presion të kujtdo qoftë ky Taulanti, Rama apo kushdo. Është përgjegjësi shumë e madhe që të grabitësh apo të vjedhësh një subjekt politik që në 25 prill 2021 ju përket 750,000 mijë qytetarëve shqiptarë që votuan kundër kësaj qeverie, pra nuk i përkasin mazhorancës.
Për ata që do të jetojnë këtu, që kanë familjen këtu nuk e kanë betejën me Sali Berishën. Unë për vete nuk dua ta dijë se nëse është Berisha kryetar partie ose jo. Betejën e kanë me të gjithë qytetarët opozitarë, me 50 mijë anëtarë të Partisë Demokratike dhe 750 mijë qytetarë shqiptarë që kudo të t'i shohin, ju kanë vjedh idealin.”