Indrit Hoxha takim me strukturat e PD në Vorë: Ftesë për çdo familje për protestën e 3 marsit
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka zhvilluar një takim me strukturën drejtuese të PD në Vorë për protestën e 3 marsit.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxha fton qytetarët në protestë teksa shton se përballja me regjimin bëhet për ekzistencën e Shqipërisë.
“Sot me strukturën drejtuese të PD Vorë, organizimi dhe ftesë për çdo familje në Vorë për protestën kombëtare të datës 3 mars. Përballja me regjimin për ekzistencën e Shqipërisë”, shkruan Hoxha në Facebook.