ODIHR prezencë të shtuar për 14 majin/ Vukaj: Shqetësim shitblerja e votës dhe përdorimi i administratës

Në mbledhjen e Komisonit Rregullator pranë KQZ-së, anëtarja e Komisionit, Helga Vukaj falenderoi ekspertët e OSBE/ODIHR që kanë mbërritur me prezencë të shtuar dhe para kohe në Shqipëri për të monitoruar procesin zgjedhor të 14 majit. Ajo ngriti edhe shqetësimin e qarkullimit të fletës së votimit që përdoret për blerje votash, ndërsa i bëri thirrje trupave diplomatike në vendin tonë të ndihmojnë për një proces të drejtë dhe demokratik.

SYRI TV

Teksa zgjedhjet lokale të 14 majit po afrojnë, ekspertët nga misioni i OSBE/ODIHR-it kanë mbërritur me prezencë të shtuar dhe të parakohshme për të monitoruar procesin zgjedhor. 

Gjatë mbledhjes së Komisonit Rregullator pranë KQZ, anëtarja e këtij Komisioni Helga Vukaj, falenderoi publikisht misionin e OSBE/ODIH për angazhimin  e tyre në zgjedhjet e 14 majit.

"Jemi njohur këto ditë me angazhimin e saj maksimal, në vlerësim të situatës, të vëzhguesve dhe ekspertëve të saj. Është për t'u përshëndetur", tha Vukaj. 

Teksa u ndal tek fenoneni "Votës Tren", daljen e fletës së votimit para, dhe qarkullimi i saj për blerje votash, Vukaj i bëri thirrje administratës së KQZ që t'ja adresojë këtë problematike edhe trupave diplomatike në vendin tonë, në mënyrë që të ndihmojnë për një proces zgjedhor të drejtë. 

"Për fenomenin "tren bullgar" quhet, del fleta e parë e votimit dhe kjo përcillet zinxhirë tek votuesit. Italia e ka zgjidhur në zgjedhjet e fundit këtë fenomen. I kërkoj administratës zgjedhore t'i nisë kërkesë ambasadës italiane të na mundësojë bazën ligjore për t'i dhënë fund këtij fenomeni. I bëj thirrje edhe trupave të tjera diplomatike të na ndihmojnë që procesi zgjedhor të jetë fair", theksoi ajo. 

Po ashtu Vukaj foli edhe për përdorimin e administratës në zgjedhje, duke theksuar se jemi në kushtet e alertit.

"Përshëndes komisionerin Celibashi i cili ka nxjerrë një alert kujtesë për administratën, për deklarimin e veprimtarive të tyre në këtë institucion", deklaroi Vukaj.  

Më herët, Vukaj ka ngritur në Komisionin Rregullator, shqetësimin e aplikacionit “Aktivisti”, ku administrata detyrohet të jetë pjesëmarrës për të rritur aktivitetin e PS në rrjetet sociale, në funksion të zgjedhjeve vendore të 14 majit.