Këlliçi nga '21-shi': Sa herë në këto 8 vjet e keni parë kryebashkiakun këtu?
Kandidati i partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këllici ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së 21- shit në kryeqytet.
Këlliç është shprehur se në 8 vjet pamë nga bashkia vetëm një instalacion me dërrasa. Lulishtja pa lule, me ca stola të sajuar por pa pemë, u kthye në shtesë lokali.
Postimi i Këlliçit:
Sot te 21-shi ?
Një ndër zonat më të ndotura të Tiranës, ku në 8 vjet pamë nga bashkia vetëm një instalacion me dërrasa. Lulishtja pa lule, me ca stola të sajuar por pa pemë, u kthye në shtesë lokali. Shtesa nuk ua vrau sytë skifterave të lakrave dhe preshit në Policinë Bashkiake.
Morëm drejtimin perëndimor të Rrugës së Kavajës për t’u përshëndetur me bizneset e zonës dhe kalimtarët e rastit. Pyetja ime për ta dhe tani për ju që më ndiqni, është:
Sa herë në këto 8 vjet e keni parë kryebashkiakun të kalojë në lagjen tuaj.