Zyrtare/ Sergio Ramos tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Mbrojtësi spanjoll i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos ka njoftuar sot tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.

Mbrojtësi spanjoll i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos ka njoftuar sot tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke treguar se kishte marrë një telefonatë nga trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, që tregonte se ai nuk do të ishte pjesë e planeve të tij për të ardhmen.

“Ka ardhur koha, koha për t'i thënë lamtumirën Kombëtares, të kuqve tanë të dashur dhe emocionues. Sot në mëngjes mora një telefonatë nga trajneri aktual i cili më tha se nuk do të llogaritem më nga ai, pavarësisht nivelit që mund të tregoj apo si vazhdoj karrierën time sportive”, ka shkruar Sergio në rrjetet sociale.

36-vjeçari bëri 180 paraqitje për "Furinë e Kuqe", duke vendosur rekord. Gjatë një karriere që zgjati mbi 17 vjet, Ramos fitoi dy Kampionate Evropiane dhe Kupën e Botës në 2010.

Ish-lojtari i Real Madrid thekson në deklaratën e tij se do të kishte dashur ta përfundonte periudhën me Spanjën në një moment më të mirë dhe jo të kushtëzohej nga mosha.

Ramos tani do fokusohet me PSG-në, aty ku ka kontratë deri në fund të sezonit aktual. Veterani ka qenë titullar i rregullt për ekipin e Christophe Galtier këtë sezon, duke u rikuperuar nga sezoni i parë që u ndërpre për shkak të lëndimeve.