'Na premtuan që do të hapeshin'/ Salianji: Dosjet janë më të mbyllura se kurrë, ja përgjigjja e Autoritetit

Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaron se dosjet nuk janë hapur, pavarësisht se disa muaj më parë u miratua një ligj në Parlament me votat e mazhorancës.

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Salianji tha se i ishte drejtuar përmes një shkrese Autoritetit të Dosjeve, pasi ligji hyri në fuqi, për informacion të ligjshëm dhe përgjigjja që kishte marrë ishte se dosjet janë më të mbyllura se asnjëherë më parë. 

"Nuk e votuam atë ligj se dukej qartë që ishte një artificë për luftë politike ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë dhe ishte keqpërdorje e Edi Ramës, i kam dërguar, sapo hyri në fuqi ligji, një shkresë Autoritetit të Dosjeve, sepse kam interes të ligjshëm. Unë si deputet kërkoj informacion, së dyti, për deputetët, publiku cilido mund të kërkojë se na u tha në publik që do hapen dosjet nga të gjithë. Fakti është që dosjet janë më të mbyllura se asnjëherë. Përgjigjja ishte që në bazë të ligjit kaq dhe aq, thelbësisht ishte që duhet ta kërkojnë vetë deputetët. Është akoma më keq", u shpreh Salianji.