Bledian Koka: Opozita po mbahet peng me artificat politike të Ramës

I ftuar në emisionin 'Taske Force' me Sonila Meçon në Syri Tv ishte i ftuar gazetari Bledian Koka.

Koka është shprehur se pasqyrimi i vendimit të gjykatës që është marrë nga Zhukri mbahet peng me vullnetin politik të Ramës dhe këtë vullnet po e zbaton një punonjës fundor i drejtësisë.

"Këtu logjika juridike se si do të duhej që të funksiononte shteti i kemi diskutuar me kohë që kur ka nisur kjo krizë. Ironia e fatit është që nuk kemi të bëjmë me një vendim gjykate por me kancelarin e gjykatës që nuk e zbardh atë vendim sepse minimalisht ai do të duhej të ishte i zbardhur.

Këtë urdhër i cili e ka marrë një punonjës fundor i drejtësisë është ai që po mban peng opozitën, këtu vullneti për ta goditur opozitën është politik dhe i vetmi ai që mund ta mbajë është Rama.

Praktikisht Rama ka 4 vite që sundon pa opozitë zyrtare sa për fajin e saj por edhe meritën e tij personale, sot mos të kishte një vullnet politik si do të kishte një grupacion politik që ulet me Taulant Ballën dhe nuk negocion dhe bashkëbisedon me ato që i kanë votuar si Alibeja&Co.

Të gjitha nismat që ky grup ka marrë në parlament kanë pasur bekimin e socialistëve dhe kanë bashkëpunuar për interesat e tyre dhe jo në të mirën e opozitarizmit."