Gjokutaj: Deklarata e Ballës është produkti më i 'pastër' i sjelljes së qeverisë me opozitën

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me Armela Ferkon ishte anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj.

Avokati Gjokutaj është shprehur se deklarata e Ballës sot në parlament është vijimësi e retorikës politike që qeveria ka bërë në sjellje me opozitën, ku ka shkuar deri në pikën e asgjësimit të saj me para dhe lotime të pista.

"Nisur nga zakoni që është krijuar se çfarë thotë maxhoranca bëhet nisur dhe nga ajo deklaratë që është një kërcënim që i bëhet grupit parlamentar të partisë demokratike se deri më 3 mars gjykata do të marrë vendim.

Ajo deklaratë nuk është etike, profesionale dhe tregon mbrapa kuintave pazaret që bëhen dhe investim9in që mazhoranca ka bërë që të zhdukë opozitën.

Kjo është vijimësia e sjelljes politike që mazhoranca ka bërë ndaj opozitës. Kjo ka nisur që në vitin 2017 kur doli nga institucionet dhe ishte edhe nga dëshira e saj por edhe nga pazaret që janë bërë.

Të gjitha veprimet vijnë në një pikë të përbashkët pasi kjo mazhorancë nuk konkurron dot lirshëm me një opozitë reale por shfrytëzon çdo mjet të paligjshëm që ta zhbëjë opozitën duke paguar dhe lobuar me para të pista.

Në këtë vijë logjike ishte dhe deklarata sot në parlament e Ballës, por duke  i bërë një retrospektivë të të gjithë sjelljes së qeverisë në parlament", tha ai ndër të tjera.