Gjykata sportive në Lozanë merr vendim në lidhje me Rusinë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me pezullimin e klubeve ruse të futbollit nga kompeticionet ndërkombëtare.

Organizata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Organizata Evropiane e Futbollit (UEFA) pezulluan rusët në shkurt të vitit të kaluar pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Rusët e apeluan atë vendim në CAS dhe sot u njoftua se seanca e këshillit gjyqësor është mbajtur më 20 shkurt dhe se qëndrimi i FIFA-s dhe UEFA-s është mbështetur plotësisht.

Në këtë mënyrë, pezullimi u bë i formës së prerë dhe rusët nuk mund ta apelojnë më vendimin.