9 qytetarë të infektuar me koronavirus, nuk ka humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raporton situatën e 24 orëve të fundit nga COVID-19. 

Nga 385 testime, ka 9 qytetarë të infektuar. 

Nuk raportohet për humbje jete, ndërsa 22 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit. 

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Situata
Janë kryer 385 testime, nga të cilët 9 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Shkurt 2023) 

Raste të reja ditore               9
Të shëruar në 24 orë            22
Të shtruar në spitale             7
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                       385

Testime totale                   2,038,626
Raste pozitive                      333,455
Raste të shëruara                  329,712
Raste Aktive                             145
Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      120
Fier                           9
Shkodër.                    4
Lezhë.                       4
Berat.                        3
Vlorë                         3
Korçë.                        2