‘Vendim i Apelit për PD’/ Neza: Qeveria do izolimin e opozitës! Deklarata e Ballës, në konflikt interesi

Gazetari Sami Neza, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka folur për krizn politike në vend, debate në Kuvend dhe protestën e opozitës.

Neza ka theksuar se çështja e vulës dhe vendimmarrjes së gjykatës për PD është një çështje e ndikuar nga qeveria dhe mazhoranca aktuale politike dhe është në vijim të një skenari afatgjatë të mazhorancës socialiste që nga 2015 - 2016 deri sot duke për të izoluar opozitën në rolin e saj për të kontrolluar qeverisjen.

Gazetari dënoi dhe deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulan Balla për vendimin e Gjykatës së Apelit në 3 mars në lidhje me vulën e PD-së, ku sipas tij duke pasur edhe parasysh edhe sensibilitetet e larta në lidhje me atë vendimmarrje që pritet të merret në 3 mars dhe pse është shumë e vonuar ndërkohë dhe në shkelje të kodit zgjedhor dhe praktikave e marra që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri.

Neza: Deklarata e zotit Balla në Parlament ishte në një moment krejt të papërshtatshme dhe e pagjetur dhe u bë nga personi i cili nuk mund ta bëjë atë deklaratë për sa kohë është i perceptuar jo vetëm nga PD por edhe nga persona të tjerë të grupeve të interesit se është në konflikt interesi.

Çështja e vulës dhe vendimmarrjes së gjykatës për PD është një çështje e ndikuar nga qeveria dhe mazhoranca aktuale politike dhe është në vijim të një skenari afatgjatë të mazhorancës socialiste që nga 2015 - 2016 deri sot duke për të izoluar opozitën në rolin e saj për të kontrolluar qeverisjen dhe kjo është arsyeja se pse ai nuk duhet ta bënte atë deklaratë. Duke pasur edhe parasysh edhe sensibilitetet e larta në lidhje me atë vendimmarrje që pritet të merret në 3 mars dhe pse është shumë e vonuar ndërkohë dhe në shkelje të kodit zgjedhor dhe praktikave e marra që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri.

E kemi të vështirë të mendojmë se çfarë mund të ndodhë me vendimin e gjykatës në 3 mars por nuk mund të lëmë pa komentuar kontekstin e asaj date, një kontekst që po zhvillohet të paktën që prej një viti.

Një datë shumë e vonuar. Në të gjitha komentet në lidhje me datën 3 mars, opinioni po përgatitet për mundësinë që të ketë një vendim kundër shumicës së PD-së ose në rastin më të mirë për të mos pasur vendim. Që të dyja janë njësoj për PD, opozitën dhe pluralizmin në Shqipëri.

Realizojnë një qëllim të mazhorancës për të izoluar PD dhe opozitën në kontrollin e qeverisë në Shqipëri. I pamundësohet PD-së marrja pjesë në zgjedhje me vulën dhe logon e saj si dhe përfitimet që meren për shkak të përfshirjes në fushatën elektorale.

Fakti që po përgatitet një opinion i tillë e bën të paragjykueshëm një vendim të tillë dhe na lejon ta paragjykojmë vendimin e datës 3 mars që do merret nga Apeli.