‘Olsi peshkaqeni më i rrezikshëm i kryeministrit’/ Berisha: Nxirrini udhëtimet e tij në Kinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama po grabit çdo pasuri të mundshme të shqiptarëve.
Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në hyrje të selisë së PD-së, pas përfundimit të protestës së thirrur prej tij.
Ai tha se Olsi Rama është një ‘peshkaqen’ i kryeministrit dhe ka marrë pjesë në disa afera dhe vjedhje në vend.
‘Rama është një njeri i cili vendos bordet e etërve të tij dhe thotë janë të dobishme dhe përmes tyre u merr rrit çmimet sa do dhe u merr paratë qytetarëve. Një njeri i cili grabiti pasurinë më të madhe të kombit shqiptar, Portin e Durrësit.
Një njeri që i vodhi shqiptarët gjatë Covidit sit ë vdekurit dhe të plagosurit në Vaterlo. A e dini ju si është bërë një Fangu-Fangu, baxhanaku i tij, është bërë bosi i tenderave dixhitale në Shqipëri.
Si ka mundësi t’i japë tenderin kompanisë ku punon thjeshtra e Edi Ramës. A ekziston një ligj konflikti interesi apo jo? Shkoni pyeteni ministren e Kulturës, se me çfarë morali i jep thjeshtrës së Ramës tendera. Një njeri që Olsin e ka peshkaqenin më të rrezikshëm. A ju kujtohet juve kur iu vërsul Spitallës Olsi apo jo.
Mori Spitallën për ta ndërtuar me kompaninë kinezë që merrej me azilin e të moshuarve në Kinë. I nxirrni nga arkivat udhëtimet e Olsit në Kinë. Mediat kineze hapeshin me titullin vllai i kryeministrit shqiptar, etj, etj. Po si u bë Abi Bank kryebanka e vendit? Bankat e tjera ikën sepse u bë banka e Lindës, të tjerat u larguan.
Keni kusure, i nxirrni nga arkivat të gjitha këto. Shqiptarëve duhet t’ua thoni të gjitha këto. Këta janë njerëz pa shpirt. Ju keni Erion Velinë, vë taksë arsimin në kundërshtim me kushtetutën. A mund të vërë një njeri taksë për arsimin kur arsimi është falas. Mundet se paratë i ndan me Edi Ramë. Te djegësit mizor ka qenë Edi Rama’, është shprehur Berisha.