", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/23/auto_eeeeeee1677163519.png", "width": 900, "height": 507 } }

Trump viziton McDonald’s: E njoh menynë më mirë se kushdo aty

Ish-presidenti Donald Trump i tha një punonjësi të McDonald’s në Ohio të mërkurën se ai e njeh menynë më mirë se kushdo aty.

Trump ndaloi te dyqani i ushqimit të shpejtë ndërsa vizitoi fshatin e Palestinës Lindore në Ohio.

Në një video, të shpërndarë në Twitter nga gazeta The Recount, Trump shihet duke i thënë një arkëtari të McDonald’s se ai dëshiron të blejë ushqime për policinë dhe departamentet e zjarrfikësve të qytetit.

“Cili është specialiteti juaj sot?”, ai e pyet atë në video, përpara se t’i drejtohet një grupi mbështetësish që janë mbledhur aty për ta parë atë.

“Përshëndetje të gjithëve. Qenka një grup i bukur njerëzish!”, ai u thotë atyre, para se të shtojë: “Pra, unë e njoh këtë meny më mirë se ju. Unë ndoshta e di më mirë se kushdo këtu”.