Lukashenko: Kina nuk do të lihet në paqe, SHBA shfaqje me balonën 'spiune'
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko komentoi incidentin me balonën kineze të etiketuar si “spiune” mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa foli për mediat kineze më 23 shkurt.
Ju e kuptoni mirë se si është situata në botë. Kina nuk do të lihet në paqe. Kina është rivali kryesor i Shteteve të Bashkuara.
Amerikanët nuk e fshehin këtë. Është e trishtueshme që ata bien kaq poshtë.
Lukashenko shpjegoi se ai kishte nënkuptime lidhur me incidentin me balonën civile kineze mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata organizuan shfaqje si gjithmonë. Bënë një punë të madhe nga asgjëja për të bindur shoqërinë e tyre për “rrezikun”, e objektit kinez.
Kur vëmendja e 300 milionë amerikanëve, u ngjit pas atij objekti, ata e rrëzuan. Për çfarë? Fushata zgjedhore është afër. Ata e bënë për të treguar heroizmin e tyre.
Më vonë, megjithatë, kur pluhuri u ul, njerëzit e kuptuan se ishte thjesht një veprim jomiqësor kundër Kinës.
Kinezët thanë direkt se ishte një balonë civile. Të dy vendet mund të kishin punuar së bashku për të zgjidhur gjërat.
Por ata e shkatërruan qëllimisht. Ishte një veprim shumë jomiqësor.