Analisti i Wall Street: Mark Zuckerberg e ‘adhuron’ Elon Musk-un
Pronari i Twitter, Elon Musk mund të ndryshojë marrëdhënien e tij me shefin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg.
CEO i Meta-s, Zuckerberg njoftoi të dielën se do të sillte opsionin Meta Verified, shërbimin e abonimit ku përmes këtij abonimi do të mund ta merrni verifikimin në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram vetëm disa muaj pasi Twitter rilansoi shërbimin e abonimit Twitter Blue për ta marrë verifikimin me pagesë, nën udhëheqjen e pronarit të ri Elon Musk.
Meta Verified “tingëllon shumë si Twitter Blue”, tha analisti i Bernstein, Mark Schilsky në një shënim për klientët këtë javë.
“Mendoj se është e qartë se Mark Zuckerberg e ‘adhuron’ Elon Musk-un”.
Analisti mendon gjithashtu se është një lëvizje e zgjuar, duke pritur që Meta të gjenerojë 360 milionë dollarë të ardhura në vit nga shërbimi i ri i abonimit.
Analistë të tjerë në Wall Street besojnë me më shumë optimizëm se Meta Verified mund të shtojë 2 miliardë dollarë në vit në të ardhura, siç raportoi së fundmi Insider.
Megjithatë, komenti i Schilsky-t është veçanërisht interesant, duke pasur parasysh historinë mes dy miliarderëve të teknologjisë.