Makina plot me armë, Gjykata e Elbasanit lë në burg Arben Spahiun dhe Arsen Preçin
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “Arrest me burg” për dy shtetasit Arben Spahiu dhe Arsen Preçi masën “Arrest me afat për 60 ditë” për prova.
Spahiu dhe Preçi u arresuan disa ditë më parë në lagjen “Emin Matraxhiu” pas gjetjes së një automjeti BMW X6 në brendësi të cilit ishin 3 automatikë dhe dy shishe me benzinë.
Arben Spahiu, 53 vjeç, banues në Elbasan akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.Ndërsa Arsen Preçi, 44 vjeç, banues në Elbasan, akuzohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Prokurori i çështjes në seancën e sotme ishte Arber Berexha, ndërsa gjyqtar Elis Dine.