SYRI TV/ Dëmtohet rruga e Lalarit në Patos, banorët: Valëzimet, burim aksidentesh

Banorët e 20 fshatrave në bashkinë e Patosit ankohen për amortizimin e një rruge që i shërben këtij komuniteti. Ata shprehen se rruga është bërë e pakalueshme, për shkak të mungesës së investimeve për mirëmbajtjen e saj.

Nga SYRI TV

Ky segment rrugor u shërben banorëve të 20 fshatrave të bashkisë Patos.

Për banorët kjo rrugë është jetike, por amortizimi i saj dhe mungesa e investimeve për mirëmbajtje, ka bërë që aksi të kthehet në makth për komunitetin.

Një ndër shkaqet e amortizimit të rrugës, kanë qenë rrëshqitjet e herëpashershme, duke u bërë gjithashtu edhe burim për aksidente rrugore.

Gazetar:Xh. Beharaj

Operator: A. Mara.

Redaktor:J. Hoxhaj

Montazhier: T. Foto