VIDEO/ PD denoncon tenderat e bashkisë së Korçës, Osmani: 360 mln lekë pa zbatuar kriteret
Kryetari i Partisë Demokratike, dega Korçë, Devis Osmani, ka denoncuar bashkinë e këtij qyteti për 4 tendera në shumën e 360 milionë lekëve, dhënë nga Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes. Sipas raporteve të KLSH, këto tendera rezultojnë me shkelje procedurash.