VIDEO/ Meta: Rama i tmerruar nga vjedhjet e tij, ka kapur çdo pushtet përmes bandave
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Rama me sektin e tij do të largohet, pasi populli ka nisur llogaridhënien ndaj tij përmes revolucionit. Nga podiumi i protestës, Meta tha se Rama është i tmerruar, se po i dalin vjedhjet e tij me aferën e MCgonigal apo të inceneratorëve. Ai tha se kjo qeveri kërkon t’i nënshtroje shqiptarët përmes varfërisë, duke theksuar se edhe pse buxheti ynë është më i madh, mbështetja sociale është shumëfish më e ulët se e Kosovës.