SYRI TV/ Pas akuzave për shpifje, Belind Këlliçi fiton gjyqin ndaj Ardian Çelës

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka fituar gjyqin ndaj administratorit të OSHEE-së Ardian Çela, që e ka paditur për shpifje. Çela e paditi atë për shpifje gjatë fushatës zgjedhore në prill 2021.

Nga SYRI TV

Deputeti demokrat  Belind Këlliçi ka marrë pafajësi nga gjykata, 16 muaj pasi administratori i OSHEE, Ardian Çela, e paditi për shpifje gjatë fushatës zgjedhore prill 2021. Këlliçi e ka konsideruar këtë vendim të SPAK si një triumf të fjalës së lirë.

Këlliçi tha se vendimi i gjykatës vërteton se akuzat që ai ka ngritur ndaj Ardian Çelës janë të gjitha të vërteta dhe zgjedhjet e vitit 2021 janë vjedhur.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, nga selia blu denoncoi skemën e blerjes së votave nga Partia Socialistë në qarkun e Durrësit, ku ka akuzuar drejtorin e OSHEE, Ardian Çelën, se ka paguar nga 1 mijë euro për familje në këmbim të votave.

Gazetare: F. Pasho

Montazhier: H. Maloku