Dhuna ndaj Milos merr trajta politike/ Flamuri: Është çështje njerëzore, Abazoviç shfajësim të dobët

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, publicisti Sami Flamuri ka folur për dhunën e ushtruar në kufirin malazez ndaj Profesorit Petraq Milo, duke e quajtur një ngjarje serioze.

Sipas Flamurit, reagimi i kryeministrit në detyrë në Mal të Zi, Dritan Abazoviç ishte një shfajësim i dobët dhe jo ai që prisnin shqiptarët në këtë shtet.

‘Këtoj lloj shantazhimesh na kthejnë ne shqiptarëve jashtë kufijve të shteti amë në vitet ’90 në ato vite të padëshiruara’, u shpreh Flamuri.

Flamuri: Në interivstën e Abazoviç me gazetarët, më bënë përshtypje dy gjëra. Pika e parë që zoti Abazoviç iu referonte mbledhjes me gazetarët, theksonte se në policinë e Malit të Zi nuk ka vend asnjë njeri që ka të meta mendore, gjoja aludonte për këtë kufitarin që bëri këtë shkelje por nga ana tjetër pasi mbrojti ministrin që është nga radhët e partisë së tij, ai tha që duhen shikuar të gjitha faktet në çështje dhe si të tilla mund të vimë te konkludimi. Ishte një shfajësim mjaft i dobët jo i pritur nga ne pasi këtoj lloj shantazhimesh na kthejnë ne shqiptarëve jashtë kufijve të shteti amë në vitet ’90 në ato vite të padëshiruara.

Profesor Milo nga kjo ngjarje do të ketë pasoja traumatike. Kjo nuk duhet ti ndodhi më Profesor Milos por gjithkujt që e kalon atë kufi shpesh.