Inceneratorët/ Ahmetaj: Kam humbur 4 kg, duroni deri në darkë për akuzat
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj ka folur në lidhje me akuzat e opozitës dhe medias ndaj tij lidhur me dosjen e inceneratoreve.
Në një komunikim të shkurtër për mediat, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për “akuza mercenarësh”.
Ish-ministri tha se ajo çfarë ka ndodhur me atë është se ka humbur 4 kg nga palestra.
Ahmetaj tha se do t’i përgjigjet këtyre akuzave sot në mbrëmje.
“Çfarë ka ndodhur me mua?! Kam humbur 4 kg në palestër, kjo po ndodh me mua.
Sa i përket akuzave, duroni, sot në darkë do t’i sqaroj. Janë akuza mercenarësh”, u shpreh Ahmetaj.