Katër të ndaluar për protestën me ngjyrat e Ukrainës para ambasadës ruse në Londër

Në Londër, protestuesit kanë hedhur bojë të verdhë dhe blu në rrugën kryesore jashtë ambasadës ruse në Kensington.

Fotot tregojnë bojën e derdhur dhe të shpërndarë në të gjithë gjerësinë e rrugës për të krijuar një flamur gjigant ukrainas.

Policia britanike tha se katër persona - tre meshkuj dhe një femër - janë arrestuar nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe pengim të autostradës.

Të katër janë dërguar në një stacion policor në perëndim të Londrës, ku po mbahen këtë kohë.