Qëllohet me armë zjarri makina e trajnerit italian

Një episod shumë tronditës ka ndodhur gjatë natës për trajnerin italian Antonio Calabro.

Mediet italiane raportojnë se trajneri i Virtus Francavilla u zgjua nga zhurma e dy të shtënave, që goditën makinën e tij të parkuar poshtë shtëpisë.

Trajneri pulian raportohet se ka bërë një ankesë ndaj personave të panjohur tek karabinierët, ndërsa ende nuk bëhet me dije ndonjë pistë dyshimi.