Meta për Sali Berishën: Sikur çdo 20-vjeçar të punonte me 1/5 e pasionit të tij, s'do ngelej bashki...

Mbështetja e fortë e Partisë së Lirisë për Partinë Demokratike në këtë lëvizje të fuqishme opozitare që ka përfshirë vendin, është dëshmuar edhe njëherë tjetër sot, kur në fund të fjalimit të tij para protestuesve te Kuvendi, Ilir Meta ka bërë një vlerësim të veçantë për liderin historik të PD-së, Sali Berishën.

“Edhe një përshëndetje për Doktorin dhe për të gjithë ju, për pasionin e tij të jashtëzakonshëm – tha në fund Meta. - Jam i sigurt se sikur çdo demokrat e demokrate në moshën 20-vjeçare do të punonte me 1/5 e pasionit të tij, në këto 80 ditë që kemi përpara, nuk do të ngelej asnjë bashki në hartën e Shqipërisë që të votojë më për këta hajdutë që në katër vite i patën të gjitha bashkitë, të gjitha këshillat, bënë gjithçka vetë dhe i falimentuan gjysmat e tyre! Fitore!”