Berisha: Vrasësit e kenianes Xhoi fshihen në qeveri! Taulant Balla e ka vendin në burg si trafikant femrash
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha përpara protestuesve sot se vrasësit e kenianes Xhoi fshihen në qeveri.
“Ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët, protestoni kundër një njeriu, i cili vazhdon të vjedhë ditën dhe natën me aferën e djegësave.
A e dini ju se djegësat, 420 milionë, kanë vetëm një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama.
A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat?
A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj?
A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun?
A e dini se këto tregojnë urrejtjen e madhe që kanë janë ndaj jush?
Edi Rama, i verbuar nga pushteti shkon deri aty sa blen vazo druri për 4 milionë euro, çka nuk e bën kush në Europë përveç sulltanëve në Arabi?
Zoti Meta foli këtu për rroga dhe pensione. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat dhe pensionet më të mëdha në rajon. Sot janë 40 deri 50 përqind më të ulëta në Kosoovë.
A e dini ju se këta janë një bandë që strehojnë vrasës? Ku fshihen vrasësit e kenianes? Në qeveri, në qeveri, në qeveri.
Shikojeni pak atë kriminelin Taulant Balla, e kam denoncuar dhe e denoncoj sërish, vendi i tij është në burg si trafikant femrash.
Prandaj ata fshehin Xhoin. Ai është denoncuar nga diplomatët shqiptarë se ka nxjerrë viza për prostituta moldave që t’i sillte në Shqipëri.
Fatos Nano, në vend që ta çonte në prokurori, e bëri këshilltar.
Ai është denoncuar nga delinkuentë se ka porositur vrasje. Ky është eksponenti parlamentar kryesor i mazhorancës,” tha Berisha.