Meta: Rama është mësuar t'ua futë shokëve, pas Saimirit dhe Lefterit, ka lajmëruar t'ia futë edhe Arbenit!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në veçanti për pabesinë që e karakterizon ndaj mbështetësve të tij më të ngushtë, sidomos pasi i ka përdorur ata për qëllimet e tij.
Ilir Meta paralajmëroi sot në protestën e opozitës përpara Kuvendit se edhe ish-Zv.kryeministrin Arben Ahmetaj e prej i njëjti fat, me burg, ashtu siç e pësuan prej Ramës dy ish-ministrat e tij.
Ilir Meta tha: “Rama është mësuar të shtyjë ditët duke ua futur shokëve. Kështu ia futi Saimirit, pasi e përdori për qëllimet e veta. Kështu ia futi Lefterit. Kështu tani i ka lajmëruar të gjithë që do t’ia fusë Arbenit, ndaj, ju ish-kolegë socialistë mblidhuni dhe jepjani edhe ju dënimin e merituar që të mos keni një fat shumë më të hidhur sesa PASOK-u sepse populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij, pluralizmi në këtë vend jo vetëm do të rivendoset por armiqtë e demokracisë të interesit kombëtar dhe të shtetit të Kosovës do të marrin ndëshkimin e merituar.”