Trajneri i Partizanit vlerëson Kukësin: Nuk e meriton të jetë i parafundit, është ekip i vështirë

Partizani shkon nesër në Kukës për të marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme për ekipin.

Në prag të kësaj sfide trajneri i të kuqve, Xhovani Kolela, ka dalë në një konferencë për mediat.

Ai është shprehur se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe se Rexhepi do të jetë titullar.

“Në këtë moment çdo kundërshtar është i vështirë, Kukësi është në vendin e parafundit të klasifikimit dhe mendoj që është një skuadër që nuk e meriton këtë pozicion kështu që pikët janë shumë të rëndësishme për ne dhe për ata.

Titullarët? Jo askush nuk është gati nga ata që kanë shfaqur probleme, por kemi mjaft lojtarë dhe do të luajë dikush tjetër. Preka ka punuar shumë këto muaj dhe mendoj se ai duhet të marrë minuta, ka vuajtur shumë gjatë gjithë kësaj periudhe. Ne moralin e marrim gjatë përgatitjeve që zhvillojmë gjatë javës, por sigurisht që paraqitjet e mira janë pozitive dhe shpresoj sepse në këto momente pikët kanë shumë rëndësi për të gjithë jo vetëm Partizanin.

Do të luajë Rexhepi, ai është portieri titullar është e 6 ose e 7 herë që e them. Alban Hoxha ka qenë gjithmonë në dispozicion kjo falë eksperiencës së tij, por gjithmonë kam deklaruar se titullar do të jetë Rexhepi”, u shpreh Kolela.