Nekrofilja e Ramës provokon opozitën: Një minutë heshtje për Edmond Spahon. Do jetë në zemrat tona
Ministrja e Edi Ramës, Elisa Spiropali ka provokuar deputetët e opozitës me një gjuhë nekrofile duke kërkuar 1 minutë heshtje për deputetin Edmond Spaho i cili u përjashtua për shkak se i ra bilbilit në seancën e shkuar.
Ky humor i zi tregon qartë se në çfarë pike kanë arritur vartësit e Edi Ramës, duke dëshiruar dhe uruar vdekjen e deputetëve të opozitës, pasi nuk mund ta mbrojnë dot kryeministrin nga skandali McGonigal.
Spiropali: Një minutë heshtje për Edmond Spaho që ra në Komisionin e Etikës si revolucion i vërtetë. I palodhur, Keqardhje që trashëgimia e tij e bilbil fryrjes nuk u trashëgua te ju. Ai ishte më i guximshëm se ju.
Do jetë në zemrat tona deri pas 20 ditëve ku do të jetë sërish këtu bashkë me ju. Ju po e kërkoni kauzën aty ku nuk është. Ju akuzoni si denoncues të Zotit Basha.
Në këtë moment ndërhynë nga vendi deputetët e PD, të cilët u revoltuan nga fjala e Spiropalit.
Nga ana tjetër kryeparlamentarja Lindita Nikolla i tërhoqi vërejtje Spiropalit duke i kërkuar t’i përmbahet procedurës.