Skandali i Juves 'fundos' edhe Dybala-n, sulmuesi rrezikon pezullim

Paulo Dybala-n është lojtari i parë që mund të “infektohet” nga problemet e klubit bardhezi që është nën hetim për fshehje të pagave për të manipuluar bilancet, me qëllim respektimin fiktiv të plusvalencave.

Në radarin e hetuesve që po merren me çështjen Prisma, ka rënë argjentinasi të cilit i është kërkuar llogari për tërheqjen e 3.5 milionë eurove nga kanalet jo zyrtare që rastësisht është e njëjtë me shumën që Juventus deklaroi se i shkurtoi nga paga gjatë muajve të pandemisë.

Sipas mediave italiane, për momentin nuk ka rrezik që lojtari të pezullohet por ashtu si disa lojtarë të Juventusit, edhe ai rrezikon që në të ardhmen, nëse do të rezultojë i përfshirë në skemë, mund ta pësojë rëndë.