E ka blerë vetëm 170 mijë euro, klubi italian kërkon 20 milionë për danezin
Southamptoni nuk ia dalë të transferojë dot mesfushorin danez të Leçes, Morten Hjulmand. Anglezët kanë ofruar për futbollistin 23-vjeçar 13 milionë euro.
Klubi italian ka qenë i prerë, duke refuzuar ofertën. Leçe nuk e lëshon Hjulmand pa 20 milionë euro, pas paraqitjeve që ka bërë në kampionatin italian.
Në verën, gjithsesi, do të duhet t’i dëgjojë me kujdes ofertat, pasi mesfushori hyn në vitin e fundit të kontratës dhe nuk mund ta humbasin me parametra zero.
Leçe e ka blerë danezin Hjulmand për vetëm 170 mijë euro nga klubi austriak i Amira Wacker.