'Dua të arrij majat', Nikqi zbulon idhullin e tij në futboll

Dijar Nikqi ishte një nga lojtarët e rinj të aktivizuar në sfidën e 20 shkurtit 2022 mes Kastriotit dhe Tiranës. I riu, i cili luante në radhët e akademisë së futbollit Tirana, është një nga afrimet e ekipit të parë, i cili erdhi nga stoli dhe debutoi me golin e parë në performancën e parë si bardheblu.

Sulmuesi 18- vjeçar është talenti më i ri që i bashkohet ekipit dhe lojtarëve të trajnerit Shehi. Vjet ai shënoi 2 gola për 33 minuta, ndërsa sivjet ka shënuar dy gola të tjerë. Dijari është një djalë i ri. Është nga Kosova. Që prej moshës 10 vjeç merret me futboll dhe që ka ëndrra si çdo futbollist, që të kapur majat e futbollit botëror. Vetë ai ka pranuar se idhull ka Kristiano Ronaldon.

“Idhulli im është Ronaldo si shembull pune. Po mundohem të ndjek të njëjtën rrugë për të arritur majat. Idhull nuk kam asnjë në veçanti, edhe pse e pranoj se po mundohem të ndjek hapat e Kristiano Ronaldos”, deklaronte kohë më parë, Dijar Nikqi.