VIDEO-SYRI TV/ Mbi 1 vit në qiell të hapur, banorët e ‘5 Majit’ protestë tek rrënojat e banesave
Prej më shumë se 1 viti banoret e 5 majit në Tiranë, ende nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk kanë marrë banesat e tyre të cilat bashkia ua shembi në kuadër të projektit të rindërtimit. Ata thonë se shorti për shpërndarjen e apartamente ka nisur, por ata ende nuk janë përfshirë në listën përfituese, ndërsa shprehen se nuk janë ndihmuar as me bonuesin e qirasë.
Nga SYRI TV
Me gaz lotsjellës, dhunë policore dhe revoltë për shembjen e banesave. Kështu i gjeti banorët e 5 majit 22 shkurti i një viti më parë.
Ata thonë se bashkia nuk u jep informacion se kur do të marrin banesat dhe se janë lënë jashtë shortit që do të hidhet më 3 mars për shpërndarjen e disa apartamenteve.
Një pjesë e banorëve nuk janë trajtuar as me bonus qiraje, duke u detyruar të paguajnë vetë shpenzimet për t’u strehuar.
Edhe Nënë Liza që u bë simbol i protestës, kërkon publikisht informacion se kur do ta marrë shtëpinë.
Dhjetëra familje mbetën te pastreha pas vendimit të Bashkisë për shembjen e shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit, duke u premtuar banorëve se do të strehoheshin në këto pallate.
Por pse kanë kaluar 14 muaj, ata ende nuk kanë marrë shtëpitë e premtuara nga pushteti vendor.