‘Dhuna në Murriqan’/ Gazetari: Video e re flagrante! Policia e Malit të Zi, joprofesionale! Ja arsyet

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari dhe analisti shqiptar nga Mali i Zi, Bekim Çoba ka komentuar pamjet e dhunës në Muriqan ndaj zyrtarit të PL dhe ish-këshilltarit të Presidentit Ilir Meta, Petraq Milo.

Gazetari ka theksuar se nga video e publikuar së fundmi duket qartë dhuna ndaj personit por nuk ishin të qarta rrethanat.

Duke dënuar dhunën e policisë, Çobo ka thënë se sipas burime jo zyrtare, shkaqet janë mos respektimi i radhës në kufi dhe ekziston një version tjetër se personi në fjalë nuk i ka paraqitur dokumentat policisë.

Çoba: Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 15 janar dhe në mediat e Shqipërisë ka dalë 2 ditë më pas. Në video duket qartë dhuna ndaj personit por nuk ishin të qarta rrethanat. Në mediat malazeze nuk ka pasur reagim por ka pasur reagim nga e subjekteve politike.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Imalbeku i ka nisur disa pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme për të sqaruar rrethanat në fjalë. Pyetjet i ka bërë publike dhe tregojnë se procedurat e marra nga ministria e brendshme ka mjaft paqartësi dhe sipas tij ka pasur dhe një tendencë nga ana e ministrisë për të fshehur faktet e vërteta të ngjarjes dhe ta mbyllë sa më shpejt incidentin.

Video e re e publikuar është edhe më flagrante dhe ka bërë më shumë bujë duke treguar se policia e Malit të Zi ka vepruar në mënyrë joprofesionale.

Ka reaguar edhe ministria e punëve të brendshme duke njoftuar se këshilli i etikës që në datë 20 janar kanë filluar procedimet për këtë çështje.

Komisioni i Etikës ka vendosur para 4 ditësh që për këtë ngjarje të deklarohen pasi të ketë kryer punë kontrolli i brendshëm i policisë i cili ende nuk ka dhënë një vendim të qartë.

Ministri i Punëve të Brendshme i cili është zyrtar i kryeministrit të vendit njoftoi se janë të njohur me ngjarjen dhe kanë marrë vendimet e duhura sipas hapat dhe nuk mund të përshpejtohen dhe nuk mund të përjashtojë nga detyra persona pa u mbaruar procedurat e duhura.

Për incidentin në fjalë, zoti Milo nuk ka respektuar sipas tij urdhrat e policisë. Por gjithashtu sipas tij dhuna nuk është justifikim.

Pa marë parasysh se kush mund të jenë arsyet kjo mënyrë e veprimit është joprofesional pasi policia ka procedurat e përcaktuara si mund të veprohet.

Nga burime jo zyrtare më thanë se janë spekulime pasi shkaqet janë mos respektimi i radhës në kufi dhe ekziston një version tjetër se personi në fjalë nuk i ka paraqitur dokumentat policisë.