Për pedagogët nuk ka para, por Rama shpenzon 10 mijë dollarë për një darkë me McGonigal

Në kohën kur pedagogët rinisën protestat e tyre para korpusit, rrjeti televiziv amerikan 'One America News' publikoi pjesën e dytë të intervistës me Allison Guerriero, ish-e dashura e agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Ndërsa pedagogët akuzonin qeverinë e Edi Ramës se nuk ka bërë asgjë për të rritur pagat e tyre dhe për të përmirësuar arsimin e lartë, Guerriero rrëfente bëmat e Edi Ramës me Charles McGonigal.

Ajo tha se kryeministri shqiptar kishte darkuar në një restorant ultraluksoz me agjentin e lartë të FBI dhe kishin shpenzuar plot 10 mijë dollarë.

Teksa ajka e vendit ankohej se duhet bërë më shumë që Shqipëria të ecë përpara, Guerriero tregonte se si kryeministri i shqiptarëve kishte korruptuar njeriun më të fuqishëm të inteligjencës amerikane.

Teksa pedagogët kërkonin më shumë të ardhura, kryeministri që u tregon dhëmbët dhe i shantazhon sa herë protestojnë, po hapte shishen e radhës me verë oligarkësh.

Ngadalë, podiumit të protestuesve iu bashkua edhe publicisti Fatos Lubonja.

Ai u tha pedagogëve se gjëja më tronditëse është se Edi Rama ka shkatërruar besimin. Askush në botë nuk e ka kaq të ulët nivelin e besimit te njëri-tjetri sa në Shqipëri.

Tutje në Japoninë e largët, diktatori i relativizimit dhe cinizmit qeshte me një gotë raki para.

E di shumë mirë se darkat luksoze si oligark dhe milionat që ka derdhur për njerëz si McGonigal, e kanë sjellin vendin në këtë pikë.

Ndaj gëzohet që bëri atë që nuk e arriti as Enver Hoxha në kulmin e tij.