E rëndë në Francë, nxënësi godet me thikë për vdekje mësuesen. Dyshohet se…

Një gjimnazist ka goditur me thikë për vdekje një mësuese në një shkollë të qytetit Saint-Jeande-Luz në Francë.

Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i qytetit, Jerome Bourrier. Mësohet se i riu është arrestuar, ndërsa mësuesja ishte rreth 50 vjeçe, e cili humbi jetën nga një atak kardiak sapo shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendngjarje.

Mediat franceze shkruajnë se sulmuesi hyri në klasë, ndërsa mësuesja me origjinë spanjolle filloi të shpjegonte mësimin.

Dyshohet se i riu mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, pra përjashtohet pista se mund të jetë një incident i lidhur me terrorin.