Pas alarmit për thatësirën në Francë, rritet rreziku për racionimin e ujit që në mars

Franca mund të vuajë kufizime të shumta në furnizimin me ujë duke filluar që nga muaji mars, një fakt i paprecedentë në këtë periudhë të vitit, pas rekordit të ri prej 32 ditësh pa shi dhe një dimri tejet të thatë.

Franca është në gjendje alarmi dhe jemi rreth 3 muaj me vonesë për të mbushur rezervat.

Një deklaratë e tillë u bë nga ministri përgjegjës për tranzicionin ekologjik, Christopher Bechu, në radio Franceinfo, i cili do të takojë prefektët të hënën e ardhshme me urdhër që të marrin masa për kufizime të buta duke filluar nga muaji mars, për të mos u gjendur në “situata katastrofike” me afrimin e verës.

Ndërkohë, në rajonin francez të Landes, një mijë fermerë protestuan të martën si masë parandaluese për të mbrojtur kuotat e tyre për tërheqjen e ujit dhe ndërtimin e baseneve të depozitimit.

“Nuk ka bujqësi pa ujë”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Marc Fesneau, duke konfirmuar sot në një konferencë për shtyp se 60 projekte të reja të veprave hidraulike me vokacion bujqësor do të “vihen në shërbim deri në qershor”.