SMS e Dorian Duçkës/ Ramën e kam shok, Lali më duket i trembur

Dy çështje po përvëlojnë politikën amerikane dhe kanë tronditur opinionin publik edhe në Shqipëri.

E para lidhet me arrestimin e agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal, i implikuar në një aferë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

E dyta ndërlidhet me këtë dhe ka në qendër lidhjet e djalit të presidentit amerikan, Joe Biden me kinezët.

Në të dy rastet, strumbullari që del i pranishëm është këshilltari sekser i Edi Ramës, Dorian Duçka.

Po çfarë mendon Duçka për drejtuesit e lartë të PS?

Para disa kohësh, kur zhvillohej komisioni hetimor për inceneratorët, u kap një SMS e tij.

Ai shprehej se Ramën e ka shok, kurse Erion Veliaj i dukej i trembur.

Ishte seanca kur dëshmonte Veliaj.