Qesharake/ Ministri Peleshi propagandon mbrojtjen kibernetike, Sekretares së Përgjithshme i bllokohet e-mail
Në kufijtë e qesharakes do ta quanim propagandën e sotme të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili prezantoi Njësinë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike pranë Forcave të Armatosura.
Ndërkohë sipas burimeve për SYRI-n, Sekretares së Përgjithshme kanë kohë që i kanë bllokuar aksesin në e-mailin zyrtar dhe nuk dihet arsyeja e vërtetë, nga hakerat apo ndonjë faktor tjetër.
Si ka mundësi që Sekretarja e Përgjithshme nuk arrin dot të kontrollojë mbarëvajtjen administrative të MM-së pasi nuk ka askes në e-mailin zyrtar dhe nga ana tjetër titullari i institucionit prezanton skuadrën e mbrojtjes kibernetike?
Këtë mund ta shpjegojnë vetëm përfaqësuesit e qeverisë shqiptare të cilët nuk mbajnë asnjë përgjegjësi mbi ruajtjen e të dhënave personale të shqiptarëve, qoftë dhe me rastin e fundit të hakerimit nga iranianët.
Postimi i plotë i ministrit Niko Peleshi:
Me skuadrën e mbrojtjes kibernetike të punësuar rishtas në Njësinë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike pranë Forcave të Armatosura. Qeveria shqiptare është e vendosur të afrojë më të mirët e tregut duke synuar me anën e trajtimit, trajnimit dhe pagave shtesë të jetë konkurruese me tregun privat e pse jo me atë rajonal.
Ky është një vit transformimi jo vetëm në nivel burimesh njerëzore për NJUSK por edhe infrastrukturor, falë mbështetjes së aleatit tonë strategjik SHBA, me ngritjen e Qendrës Operacionale për Sigurinë Kibernetike.