Shamima Begum që shkoi në Anglia në Siri për t'iu bashkuar ISIS, humb apelin për nënshtetësinë
Shamima Begum, tani 23 vjeçe, ishte 15 vjeçe kur ajo dhe dy vajza të tjera nga Londra iu bashkuan grupit ekstremist ISIS në shkurt të vitit 2015. Autoritetet ia hoqën shtetësinë britanike për arsye sigurie kombëtare menjëherë pasi ajo u gjet në një kamp refugjatësh sirianë në 2019.
Begum e sfidoi vendimin e Sajid Javid, Sekretarit të Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar në atë kohë, duke argumentuar se kjo e la atë pa shtetësi dhe se ajo duhej të ishte trajtuar si viktimë e trafikimit të fëmijëve, jo si një rrezik sigurie.
Qeveria britanike pretendoi se ajo mund të kërkonte një pasaportë të Bangladeshit bazuar në lidhjet familjare. Por familja e Begum-it argumentoi se ajo ishte nga Britania e Madhe dhe nuk kishte pasur kurrë një pasaportë nga Bangladeshi.
Komisioni Special i Apelit të Emigracionit, një gjykatë që shqyrton ankimet ndaj vendimeve për heqjen e shtetësisë britanike të dikujt për arsye të sigurisë kombëtare, mbajti një seancë pesë-ditore për rastin e saj në nëntor dhe e hodhi poshtë kërkesën e Begum të mërkurën.
Situata i ka dhënë një përgjigje pyetjes se si shoqëritë perëndimore sillen me njerëzit që iu bashkuan ISIS-it, por duan të kthehen në vendet e tyre.
LEXO EDHE: Shamima Begum kërkon të provojë pafajësinë në gjyq në Britani
LEXO EDHE: Refugjates në të njëjtin kamp me Shamima Begum iu hoq 'gabimisht', shtetësia britanike