", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/22/auto_JJJJJ1677067923.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

VIDEO/ Pronari ishte fans i Shakiras: Gerard Pique dhe Clara Chia dëbohen nga restoranti në Barcelonë

Lidhja e Gerard Piques me Clara Chian muajt e fundit ka qenë në vëmendje të madhe.

Çifti fillimisht kanë zbuluar se si dhe kur janë njohur, ndërsa dashurinë e tyre pak nga pak e kanë shfaqur publikisht.

Por më pas erdhi kënga e Shakirss me Bizarrap, e cila i ktheu të dy në qendër të vëmendjes sërish.

Dhe pikërisht kur u duk se ujërat ishin qetësuar, Pique dhe Clara Chia janë kthyer sërish në lajme.

Siç shihet është shumë e ndërlikuar për ta që ta çojnë natyrshëm lidhjen e tyre.

Një video është publikuar në TikTok, në të cilën ish-lojtari dhe e dashura e tij dyshohet se janë dëbuar nga një restorant japonez në Barcelonë.

Dhe gjëja më tronditëse do të kishte qenë arsyeja: me sa duket pronari ishte një fans i Shakiras dhe kur çifti hyri në restorant, kamerieri nuk pranoi t’i shërbente.

Thuhet se Clara Chia është mërzitur shumë kur doli nga restoranti. Në video shihen të dy duke u futur në makinë dhe disa përdorues të rrjeteve sociale pretendojnë se arsyeja e dëbimit ishte se pronari ishte një fans i këngëtares kolumbiane.

Në video është e vërtetë që Clara duket e mërzitur para se të hipte në makinë dhe kjo i ka lënë të lirë edhe këtij opsioni. Pique qëndron pas saj në çdo moment dhe më pas ndahen për të hipur në makinë.