Saga e kërcënimeve të gazetarëve, Almer Toska: Më kanë cënuar sepse …
Kërcënimet ndaj gazetarëve, duket se nuk kanë të sosur.
I tillë është edhe rasti i gazetarit Almer Toska i cili ka publikuar me foto mesazhet kërcënuese nga një person anonim, ku sipas tij është një nga njerëzit e Lulzim Bashës, madje e etiketon atë si një zar të tij.
I ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Toska tregoi se e gjitha erdhi pas konferencës së përjavshme me kryetarin e PD Sali Berisha, ku gazetari Toska i ka drejtuar një pyetje në lidhje me shpalljen e tij non-grata, ku sipas informacioneve Lulzim Basha dhe Victoria Nuland kanë punuar fort për t’a shpallur liderin histori, të demokratëve, person non-grata.
“Ne gjatë javes punojmë për pyetjet që duhet ti bëjmë kryetarit të PD zotit Berisha dhe unë hasa në një informacion burim të sigurtë, që dy persona që kishin punuar për shpalljen e Berishën non grata ishin Lulzim Basha dhe Victoria Nuland. Unë nuk dua të flas jashtë etike se deri ku shkon marrëdhënia e tyre sepse ka informacione që shkon deri në intimitet, por kjo është çështje që nuk takon.
Pasi sigurova këtë informacion, më thonë që është i sigurt, që Basha ka shkuar në Pentagon dhe ka folur çfarë dinte dhe duke shpikur shumë informacione për Berishën që ai të shpallej non grata. Unë mendoj se Rama-Mc Gonigal është pjesë më mbrapa, në fillim është dorëzuar Lulzim Basha për të marrë garanci që ai do jetë pasardhësi i Berishës apo i Ramës në pushtet dhe ka trilluar, ka shpifur, dhe ka marrë garancion se çfarëdo lloj gjëjë që do kërkojë, do shkojë deri në fund në Pentagon dhe e gjithë kjo histori do përktheheJ me Lulzim Bashën në pushtet por kjo nuk ndodhi. Nuk ndodhi, sepse Rama nga krahu tjetër ishte duke e mbajtur peng këtë njeri. Për këtë arsye Basha ngeli në mes i shitur nga të dyja palët, dhe zgjodhi Nuland për ta përdorur që Berisha të shpallej non grata.
Kur i bër pyetje Berishës, ai nuk e priste dhe nuk kish dijeni që Nuland ishte e përfshirë në këtë vendim, pasi kishte një marrëdhënie korrekte institucionale me të.
Unë pasi kam bërë këtë pyetje më erdhi një mesazh nga një numër, i cili prezantohej si jurist i zonjës, unë kuptova që zyra e Gaz Bardhit, zyra e Lul Bashës ose një numër i call centerave të kunatit të Bashës ka qenë ai që më ka kontaktuar në mënyre agresive”, u shpreh ai.
Toska tregoi që kjo bisedë nuk e ka trembur fare, teksa u shpreh se këto presione janë asgjë, krahasuar me ato që sjell puna e përditshme
“Është një raport besnikërie që kemi me publikun, që nuk do na pengojë asgjë për të thënë të vërtetën dhe ne do t’i shkojmë kësaj deri në fund” u shpreh Toska.