Ancelotti nuk është i qetë: Do të vuajmë në Madrid
Carlo Ancelotti thotë se një fitore të tillë të Realit (5-2) të tij nuk do ta kishte imagjinuar kurrë, aq më tepër pas 15 minutave të tmerrshme të kampionëve të Europës, të cilët e panë veten në disavantazh të dy golave ndaj Liverpoolit.
“Nuk ishte e lehtë, sidomos duke parë se si nisi ndeshja. Por nuk e humbëm besimin dhe pak nga pak morëm kontrollin e topit, duke qenë gjithmonë efektivë në sulm. Vinicius bëri një lojë të pabesueshme. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje shkoi mirë dhe duhet të mendojmë se në sfidën e dytë duhet të luftojmë dhe të vuajmë.
Ajo që ndodhi në 14 minutat e parë më kujtoi Cityn dhe shpresoja që të ndodhte e njëjta gjë. Shënuam, krijuam rrezik dhe u përmirësuam. Na shkaktuan probleme në të majtë, sepse Henderson hyri shumë andej. Por pastaj e kontrolluam mirë, duke vendosur Valverden në të majtë, i cili kishte shumë energji. Por asgjë nuk ka përfunduar. Liverpooli vuajti në pjesën e dytë, ndërsa ne në të parën”.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 15 mars në “Santiago Bernabeu”.