SYRI TV/ Boçi denoncon menaxhimin e mbetjeve në Elbasan: Bashkia u ka rritur taksat qytetarëve

Menaxhimi i mbetjeve ne qytetin e Elbasanit është denoncuar nga kandidati i PD për kryetar të baskisë, Luçiano Boçi. Ky i fundit ka akuzuar institucionin vendor se ka abuzuar më këtë çështje duke ia faturuar qytetarëve në rritjen e taksave.

Nga SYRI TV

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, denoncon menaxhimin e mbetjeve në këtë qytet duke hedhur akuza në drejtim të baskisë, e cila sipas nënkryetarit të PD, po abuzon me taksat duke ia faturuar qytetareve

I shoqëruar edhe nga kreu i degës së PD në Elbasan, Blendi Himçi, kandidati Boçi theksoi se  pas 14 Majit, të gjithë abuzuesit me fondet publike do të çohen para drejtësisë.

Gazetar: M. Sejdini

Pamje: SYRI TV

Montazhier: L.Kotri