VIDEO/ Këlliçi: Çdo fjalë e dorështrëngim, një motiv më shumë për mua dhe ekipin tim

Deputeti dhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vazhduar takimet në Tiranë.

Këtë herë ai ka zhvilluar takime me banorët e zonës së Xhamllikut në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Ditë e bukur me bashkëqytetarët në Xhamllik.

Çdo fjalë e dorështrëngim është një motiv më shumë për mua dhe ekipin që të punojmë  për t'i dhënë Tiranës mundësitë që meriton, alternativë dhe shpresë më 14 maj’, shkruan Këlliçi në Facebook.