Korreshi: Ishim drejt bashkimit por po thellohet përçarja
Deputeti i PD, Saimir Korreshi, i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shpreh ndër të tjera se ndonëse po shkohej drejt një bashkimi brenda Partisë Demokratike, 3 marsi po thellon edhe më shumë këtë përçarje.
“Mendova se do kemi një ulje armësh por që kur doli data 3 mars, palët janë tërhequr në pritje të vendimit. Shume deputetë në bisedë me njëri- tjetrin kishin marrë përsipër të hiqnin ato mburojat dhe të jemi të bashkuar për ato zgjedhjet e 14 majit. Duket sikur palët po e pranonin në mënyrë të heshtur se duhet patjetër që do të arrihet në një konsensus për zgjedhjet e majit.
Ka dy javë që dhe për efekt të daljes së datës por edhe për efekt të atyre që po ndodhin në Parlament, diçka është zhbërë në një mënyrë të frikshme, kisha shumë optimizëm tek kjo pjesë por është zhbërë. Po them që të dyja palët, e kam thënë dhe njëherë, vullneti e dëshira është. Po të jetë Berisha dhe Enkelejdi që ta ulen e të flasin, mendoj se për dy orë situata do rregullohej” u shpreh Korreshi.