EMRI/ Digjet gjatë natës makina e pronarit të medias dhe pedagogut

Makina e pedagogut dhe pronarit të medias, Gasper Kokaj është djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Shkodrës. Burime për Syri TV bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme, teksa në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.

Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve.

Makina "Land Rover" ka qenë e parkuar poshtë pallatit ku Kokaj ka median e tij.

Burimet shpjegojnë se Kokaj është shprehur para hetuesve se nuk ka konflikte me askënd.