Dhuna ndaj Petraq Milos, Policia e Shtetit grup pune me malazezët për hetimin e ngjarjes

Pas publikimit të videos ku në doganën e Muriqanit dhunohet nga efektivët e policisë së Malit të Zi, profesori Petraq Milo, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kërkuar informacion në këtë pikë kalimi në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Nga pala malazeze është komunikuar se shtetasi shqiptar që udhëtonte me familjen, nuk ka respektuar radhën duke hyrë deri në afërsi të traut duke bllokuar rrugën. Sipas policëve malazez, i është kërkuar për t'u kthyer pas por një gjë e tillë nuk është pranuar.

Policia shqiptare ka ngritur një grup punë për bashkëpunimin me autoritetet malazeze dhe zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, autoritetet e vendit fqinj kanë pezulluar zv.drejtorin e Kufirit Dragan Klikoovaç pas episodit të dhunës.