Xi i Kinës planifikon të takohet me Putinin në Moskë

Udhëheqësi kinez Xi Jinping po planifikon të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë muajt e ardhshme, raportoi të martën Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me planin.

Marrëveshjet për udhëtimin janë në një fazë të hershme dhe koha nuk është finalizuar, tha Journal, duke cituar njerëzit e njohur me vizitën, duke shtuar se XI mund të udhëtojë në Rusi në prill ose në fillim të majit.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS iu referua raportit të gazetës, duke thënë se Xi mund të vizitojë së shpejti Rusinë.

Putin i bëri një ftesë XI-së gjatë një telefonate të zakonshme të fundvitit midis dy lidëreve por Ministria e Jashtme e Kinës ende nuk ka konfirmuar ndonjë plan.

Megjithëse Kina ka pretenduar paanshmëri lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, ajo ka refuzuar të dënojë Moskën dhe linjat e Kremlinit që fajësojnë NATO-n për provokimin e konfliktit.

Pekini dhe Moska janë  aq të afërt si kurrë  që kur liderët e tyre deklaruan një  miqësi “pa kufij”  një vit më parë – pjesërisht të nxitur nga armiqësia e tyre e përbashkët ndaj Shteteve të Bashkuara. 

Dhe ndërsa SHBA dhe aleatët e saj riafirmojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe rritin ndihmën ushtarake, partneriteti i thelluar i Kinës me Rusinë ka ngritur alarmin në kryeqytetet perëndimore.