Plagoset me thikë i riu Tiranë

Një i ri 19-vjeçar është dëmtuar në rrethana të paqarta nga një mjet prerës, thikë në afërsi të fushës "Ali Demi".

Sipas gazetares Bleona Sari, policia ka shkuar në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës "Ali Demi", është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.